Google ADS

Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

16:34 | 27 Shtator 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të kaluara, Holanda regjistroi 2,995 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në mbi 100,000 persona, shkruan Reuters,.

Gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe tetë raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 6,374.

Në fazën e parë të pandemisë, Holanda qëndronte nën hijen e Belgjikës, shtet që kishte shënuar numër të madh të infektimeve për një milion banorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme