Google ADS

Gjilani – Ballkani, me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë

14:18 | 27 Shtator 2020
Arbresh Info

Ka përfunduar pjesa e parë mes Gjilani-t dhe Ballkani-t, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.

Dy skuadrat janë pretendente për titull, derisa në 45-minutëshin e parë kanë dështuar t’i konkretizojnë rastet, shkruan portali arbresh.info.

Rastin më të mirë në ndeshje e kishte ylli i “Xhebrailave”, Blend Baftiu që u gjend i lirë në zonë, por nuk arriti ta godas topin siç duhet.

Nga ana tjetër, edhe Gjilani provoi disa herë, por asnjëra nga gjuajtjet nuk e befasoi Haxhihamzën.

Rezultati momental vazhdon të jetë 0 – 0, ndërsa mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse ndonjëra nga skuadrat do arrijë t’i arkëtojë pikët e plota./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme