Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar LDK-në dhe PDK-në se po u frikësohen zgjedhjeve të reja në nivel të Kosovës por edhe nëpër komuna. Ka thënë se fakt për këtë është edhe mungesa e zgjedhjeve në Podujevë.
“Po frikësohen sepse ka ardhur koha e Vetëvendosjes”, ka thënë ai.
Këto komente Kurti i ka bërë në një mbledhje virtuale me Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Aty ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme partiake duke treguar se një pjesë e këtij procesi ka përfunduar.
“Në përgjithësi për një subjekt politik zgjedhjet e brendshme janë edhe festa më e madhe dhe edhe sfida më e madhe”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar modernizim të Vetëvendosjes edhe përmes zgjedhjeve të brendshme.
Kurti ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme lokale synojnë t’i udhëheqin së paku 15 komuna.
Në këtë adresim, lideri i VV’së ka akuzuar Kryeministri Hoti dhe Ministin Zemaj se kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë.
“Rreziku i parë është pandemia. i kemi humbur 600 jetë për pak muaj”, ka thënë ai.
Me këtë rast, ai ka akuzuar edhe për prekjen e parave të Trustit Pensional.
Për Kryeministrin ka thënë se po bën punë të keqe edhe duke u përfshirë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
“Avdullah Koti po e degradon pozitën ndërkombëtare dhe statusin e vendit tonë”, ka thënë ai.
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare