Zidane: Jam i lumtur me lojtarët që kam, nuk ka diskutime për transferime të reja

11:58 | 27 Shtator 2020
Arbresh Info

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane ka konfirmuar se nuk pret ndonjë transferim të minutës së fundit.

“Los Blancos” nuk kanë bërë ndonjë transferim gjatë këtij afati veror, kurse kanë lejuar yjet si Gareth Bale, James Rodriguez dhe Sergio Reguilon të largohen nga klubi, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, tekniku francez është i lumtur me skuadrën momentale dhe optimist se do arrijnë të fitojnë trofe.

“Nuk kam diskutime për ndonjë transferim. Jam i lumtur me skuadrën dhe do provojmë të kemi sezon të mirë”, deklaroi ai.

Dje Real-i triumfoi me përmbysje ndaj Real Betis-it, ndërsa pas tri ditëve e pret Real Valladolid-in në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme