Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Durrësit, ku 2 janë shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, ndërsa 1 është drejtues mjeti.
Janë arrestuar A.S., 24 vjeç dhe A.L., 22 vjeç, banues në Murqinë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Ndërsa Sh.K., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme./tch/
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...