Tërmeti i 26 nëntorit la pas disa shtëpi të pabanueshme në Bubq. Një ndër to ishte dhe banesa e familjes Shota.
Partia Demokratike ka denoncuar faktin se kjo familje nga fshati Bilaj, jetojnë prej 10 muajsh në çadër.
Në një bashkëbisedim me ish deputeten Orjola Pampuri, familja Shota kërkoi që t’ju ndërtohet shtëpia, duke treguar se nuk përfitojnë bonus qeraje pasi nuk pranojnë të shpërngulen në Fushë Krujë, pasi aty kanë bagëtitë.
Ata i bënë thirrje ministrit Arben Ahmetaj të marrë masa për ti ndërtuar shtëpinë pasi janë në mëshirë të fatit.
DENONCIMI I FAMILJES SHOTA
Andon Shota: Jam Andon Shota nga fshati Bilaj, komuna Bubq. Jetoj në cadër në shi, bile të thuash edhe jashtë krejt. Jashtë. Shifi thaset këtu. Unë i kam vënë që të mos me hyje uji brenda. Ministri mos të merret me fjalë të kota. Ke kjo shtëpi, jane barake, uji futet 1 metër brenda në shtëpi brenda.
Dave Shota: O zonjë unë nuk iki prej këtu. Unë këtu kam tokën, Kam gjënë e gjallë, ne me këto jetojmë, s’kemi as pension asgjë në botë
Orjola Pampuri: Si e kaluat natën mbrëmë?
Andon Shota: Natë s’ka.
Dave Shota : Sytë gjithë natën hap, gjithë natën zgjuar.
Andon Shota: Zgjuar!
Dave Shota: Gjithë natën kena ndejt zgjuar. 10 muaj sot. A jemi 26 sot? 10 muaj sot që jam brenda. Edhe lopën me e mbajt tash kishte cofë. Edhe lopën jam mundu me izolu nuk ëëë… s’ka asnjë shpresë.
Andon Shota: Unë nuk shkoj as në Bubq as në Fushë Krujë.
Oriola Pampuri : Domethënë bonusi i qerasë që ju kanë ofruar për ju nuk vlen spese ju nuk keni se si shpërnguleni nga këtu atje?
Andon Shota: Jo nuk mund të më vlejë. Për mua ai nuk vlen….
Oriola Pampuri: Sepse ju nuk keni si të shpërnguleni nga këtu atje.
Andon Shota: Jo, nuk mund të shkoj! Për mua nuk del!
Oriola Pampuri: Se nuk keni me cfarë të jetoni po të shërnguleni. Ju këtu keni bagëtinë, keni tokën, keni gjithçka.
Andon Shota: Jo, nuk ikim ne, asnjëherë në botë jo.
Dave Shota: I drejtohem direkt Ministrit të Rindërtimit. Mos u merr me fjalë të kota, mos u merr me parti, se populli nuk ka parti, se populli është rob, nuk është tas. Ne nuk jemi lopë, nuk jemi bagëti. A kupton ai ministër kush jemi ne? Kush është ai ministri, Arben Ahmetaj? Të vijë e të më ndihmojë të bëj shtëpinë në oborrin tim, se s’kam për të shkuar në Bubq unë. Ne na ka bllokuar çadra komplet, komplet, komplet. Jemi… nuk .. në mëshirë të Zotit edhe të Allahut lart./opinion/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...