Presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë pretendimet se ai nuk do të pranonte një dorëzim paqësor të pushtetit, gjatë një tubimi zgjedhor në Virxhinia. Por tha ai, e vetmja mënyrë për ta mundur në garë, është nëse ka parregullsi.
“Kjo është mënyra e vetme që ne do të humbim, nëse ka parregullsi. Parregullsi. Dhe duhet të jenë të mëdha. Kështu që bëni kujdes”, iu drejtua Trump turmës.
“Normalisht që duam një tranzicion miqësor. Por nuk duam që të na e bëjnë me hile dhe të tregohemi budallenj”.
Më herët presidenti kishte lënë të kuptohej që mund të mos lejonte një tranzicion paqësor të pushtetit, nëse humbiste zgjedhjet e 3 nëntorit. “Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Siç e dini jam ankuar shumë për fletëvotimet, janë një katastrofë”, iu përgjigj Trump një gazetari pak ditë më parë./telegraf/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë