Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është bërë kaq e sofistikuar dhe kaq e fuqishme sa vendi është i gatshëm të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, deklaroi GRECO në një raport të botuar dje, sipas europeanwesternbalkans.com.
Në sesionin e 85-të plenar të GRECO-s, një organ që monitoron arritjet në fushën e korrupsionit në Shqipëri, u diskutua raporti i dytë duke u përqendruar në “Parandalimin e korrupsionit në lidhje me anëtarët e Parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët”.
Sipas këtij raporti, gjatë këtyre katër viteve që Ministria e Drejtësisë është emëruar si Koordinatorie Kombëtare për çështjet e korrupsionit, ky raport padyshim shënon arritjen më të lartë të Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve, jo vetëm në nivelin kombëtar, por edhe në atë rajonal, pasi arriti të përmbushë 9 nga 10 rekomandimet.
Dy vjet më parë, në raportin e mëparshëm në lidhje me Raundin IV të Vlerësimit për Shqipërinë, të miratuar në qershor 2018, GRECO vlerësoi se Shqipëria plotësoi vetëm 4 nga 10 rekomandimet.
Qëllimi i seancës plenare të djeshme ishte të vlerësonte progresin e Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve të GRECO-s për parandalimin e korrupsionit, miratimin dhe zbatimin efektiv të kornizës ligjore për etikën në Kuvend, krijimin e strukturave përgjegjëse për etikën në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dhe krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...