Kryeministri i caktuar libanez, Mustafa Adib, i cili mori detyrën për të ndihmuar vendin të rimëkëmbet nga shpërthimi shkatërrues i gushtit në Bejrut, njoftoi sot tërheqjen e tij pa formuar një qeveri të re, duke përmendur konfliktet politike.
Agjencia Shtetërore e Lajmeve njoftoi se Adib dha dorëheqjen pas një takimi me presidentin libanez Michel Aoun, në Baabda Palace.
“Kryeministri Adib u takua me presidentin Michel Aoun për të shqyrtuar vështirësitë që ai hasi në përpjekjen e tij për të formuar qeverinë dhe paraqiti dorëheqjen e tij”, tha në një njoftim presidenca.
“Presidenti pranoi dorëheqjen dhe do të marrë masat e duhura në përputhje me kushtetutën”, shtoi ai, raporton ATSh.
Adib, një ish-ambasador në Gjermani, u caktua si kryeministër nga Aoun më 31 gusht, duke zëvendësuar Hassan Diab, i cili dha dorëheqjen pas protestave antiqeveritare të shkaktuara nga shpërthimi i 4 gushtit./tch/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?