Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pas deklaratës së kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që tashmë kanë larguar të gjitha vijat e kuqe për PDK-në dhe se pa njërën nga partitë opozitare nuk mund të zgjedhet presidenti.
Nagavci permes një shkrimi në facebook ka thënë se është mirë që LDK ka deklaruar se kanë hequr vijat e kuqe për PDK-në, dhe se kjo është më e qartë për ata që ende kanë besuar në krerët e kësaj parti.
Tutje Nagavci ka thënë se pa Vetëvendosjen nuk mund të zgjedhet Presidenti ose Presidentja.
Postimi i plotë:
Kryetari i LDK-së, zt. Mustafa paska deklaruar që për postin e Presidentit duhet të flas me LV! ose PDK-në, sepse pa njërën nga këto parti s’mund të zgjedhet Presidenti. Ndërkohë ka thënë se duhet të hiqen vijat e kuqe për PDK, duke treguar se kah po shkojnë si parti. Mirë që edhe deklarativisht i kanë hequr vijat e kuqe, më e qartë për ndokënd që eventualisht akoma ka besuar në krerët e LDK-së.
E vërteta është jo pa njërën nga këto parti, por vetëm pa VETËVENDOSJE! s’mund të zgjedhet Presidenti/ Presidentja dhe këtë e dinë mirë, ashtu sikurse e dinë që me LV! s’mund të bëjnë pazare.
#Zgjedhje
Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shu...
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...
Murati: Mbi 72 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi...