Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media thotë se është njoftuar pasdite nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, se, sot në vendin e tij të punës është sulmuar me thikë, në Klinikën e Urologjisë (QKUK), infermieri F.B, derisa po kryente punën e tij.
Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.
“Ministria e Shëndetësisë shpreh shqetësimin e saj për këtë sulm dhe dënon ashpër atë dhe sulmet e tjera që kanë ndodhur ndaj personalit shëndetësor kudo në Kosovë” thuhet në komunikatën e MSH-së.
Pavarësisht rrethnave të cilat kanë çuar te ky sulm, të cilat duhet t’i zbradhin organet e rendit, MSh konsideron se ofendimet, sulmet dhe dhuna ndaj profesionistëvë shëndetësor janë të papranueshme dhe kryerësit e këtyre akteve kërkon të ndëshkohen në përputhje me ligjet në fuqi./arbresh.info
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...