Është plagosur një infermier i Urologjisë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pas kësaj ka reaguar Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ku përmes një postimi kërkojnë nga Policia e Kosovës që të ndërmarrin masa të menjëhershme në mbrojtje të infermierëve, sepse sipas tyre ky nuk është rasti i parë që po ndodhë.
Reagimi i plotë:
Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.
Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.
Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.Kryesia e Sindikatës së infermierëve
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë