Google ADS

Fjolla Morina reagon për herë të parë pas arrestimit: Po shkatërroni familjen e një njeriu që nuk e meriton këtë ‘show’

14:57 | 26 Shtator 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë kryefjala e mediave në fillim të kësaj jave.

Pas arrestimit të bujshëm që ndodhi një javë më parë, Morina u paraqit në Gjykatën e Kukësit të martën, ku edhe iu shqiptua arresti shtëpiak për 30 ditë deri në një vendim të dytë nga gjykata.

E përderisa është e detyruar të qëndrojë për një muaj në qytetin e Kukësit, emisioni Prive në emisionin e së premtes publikoi pamje nga banesa ku po qëndron këngëtarja.

E revoltuar me atë se çfarë kanë shkruar mediat gjatë gjithë javës për të, Fjolla Morina vendosi që të bëjë një reagim të gjatë në InstaStory.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një farë pike të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë, bëni mirë të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për vetën time! Gjëra që dhe unë s’i dija…por të shkruani me emër e mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastë. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk e meriton këtë “show”. Po shkruani gjëra të paqenë dhe po lëndoni një familje e fëmije. Fajet e mia i marr vet mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjare!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Fjolla u arrestua të shtunën e 19 shtatorit në kalimin e pikës kufitare në Morinë, ku në çantën e saj iu gjetën dy armjë, njëra çakmak dhe tjetra tip “Zoraki” me 23 fishekë luftarakë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme