Indi, mbi 76 mijë policë të infektuar me koronavirus

14:42 | 26 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Mbi 76 mijë polic në të gjithë Indinë kanë rezultuar pozitv me koronavirus.

Sipas mediave indiane numri është duke u rritur, pasi infeksionet me koronavirus janë duke u rritur dita ditës, transmeton portal arbresh.info

India, e cila është në kthetrat e pandemisë së vazhdueshme, vendosi një bllokim mbarëkombëtar më 35 mars, me qëllim parandalimin e virusit.

Numri i rasteve me Covid-19 në vend ka arritur në 5,903,932, duke përfshirë 93,379 vdekje deri ditën e sotme.

Globalisht India është vendi i dytë më i goditur për shkak të pandemisë Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme