Google ADS

Maqedoni e Veriut: Numri i rasteve të reja me COVID-19 nuk po ulet

14:11 | 26 Shtator 2020
A Z

Gjatë javës së kaluar numri i rasteve të reja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut lëvizte rreth dhjetë për qind nga të testuarit dhe një pjesën më të madhe në nivel ditor numri ishte treshifror, me përjashtim të së martës kur nga 1.618 të testuar ishin regjistruar 88 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj paralajmërojnë se për shkak të ardhjes së vjeshtës ka mundësi për përkeqësim të situatës, për çka bëjnë thirrje për respektimin e masave për mbrojtje, për çka siç thonë, të mos sjellen masa të reja nëse ajo përkeqësohet në mënyrë drastike.

Këtë gjatë kësaj jave e paralajmëroi edhe ministri i Shëndetësisë i RMV-së, Venko Filipçe. Ai theksoi se në nivel ditor po rritet numri i të sëmurëve, për çka, sipas kompetentëve, shkaku kryesor është edhe mosrespektimi i masave. Pikërisht për këtë, ishte paralajmëruar edhe sjellje e mundshme e restrikcioneve të reja, ndërsa më së shumti mendohet për mbajtje të obliguar të maskës në vende të hapura, kufizim të numrit të personave në vende të caktuara, por edhe kontrolle dhe dënime të përforcuara.

Shkaku kryesor për rritjen e numrit, sipas analizave të kompetentëve, është mosrespektimi i masave dhe kjo para së gjithash nga grupimi, tubimet familjare dhe ngjarje të ngjashme, por edhe në përgjithësi relaksimin e qytetarëve.

Gjendja me virusin korona këtë javë ishte temë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, i cili përfundoi se pandemia me Kovid-19 dhe përballja me të dhe me pasojat të cilat i shkakton mbetet sfida më e rëndësishme edhe në muajt e ardhshëm.

Por sipas vlerësimeve të tanishme, nuk pritet zhvillim i pandemisë që do të ndikonte ndaj sigurisë së përgjithshme në vend, përfundoi Këshilli i Sigurisë në mbledhjen e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme