Fjolla Morina është banorja me e re e Kukësit, pas masës “arrest shtëpie” që iu dha nga Gjykata pasi u arrestua me dy pistoleta me vetë gjatë kohës që po hynte në territorin shqiptar.
Me një pamje të qetë, Fjolla Morina është fotografuar nga dritarja e banesës së saj më të re, ku do të kryejë edhe masën e sigurisë së dhënë ndaj saj.
Ajo shfaqet krejt ndryshe, larg jetës së luksit dhe e mbyllur mes 4 mureve të banesës, raporton ‘shqiptarja’.
Historia e këngëtares ishte e denjë për film, ku fillimisht u ndalua në doganën e morinës pasi u kap me armë më vetë, njëra prej të cilave ishte çakmak. Para se të shkonte në gjykatë, ajo solli një eko ku thuhej se ishte dy muajshe shtatzënë dhe për këtë kërkonte lirim nga burgu, por pas nënshtrimit të një tjetër vizite nga gjykata mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut.
Por sërish, Fjolla nuk përfundoi në burg edhe pse ligji fliste qatë që ajo mund të dënohej deri në 20 vite burg. Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kushtin që ajo të qëndronte në Kukës. Edhe pse arriti të dilte nga burgu me një vendim skandaloz, Fjolla Morina ka apeluar masën e “arrest shtëpi” duke kërkuar lirinë në Apel.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...