Organizata Botërore e Shëndetësisë ka frikë se nëse bota nuk mobilizohet fuqishëm, mbi dy milionë njerëz mund të vdesin nga koronavirusi.
OBSH po bën thirrje për shpërndarje të barabartë të vaksinave.
Pandemia tashmë ka vrarë pothuajse një milion njerëz në të gjithë botën, dhe më shumë se 32 milion janë infektuar, nga të cilët shtatë milion në Shtetet e Bashkuara, transmeton portal arbresh.info
Pandemia ka zhytur ekonomitë botërore në një recesion të paparë dhe ka detyruar anulimin ose shtyrjen e të dy ngjarjeve kryesore kulturore dhe sportive.
I pyetur në Gjenevë në lidhje me mundësinë që bilanci përfundimtar i vdekjeve të shkonte në dy milionë, Michael Ryan, drejtor i OBSH-së tha ‘se kjo është e mundshme, nëse bota nuk mobilizohet dhe nuk respekton rregullat’.
Pavarësisht nga situata në botë, kryeministri i ri i Japonisë, Yoshihide Suga, dje, megjithatë, konfirmoi se Japonia synon të organizojë Lojërat Olimpike 2021 “si provë e fitores së njerëzimit mbi pandeminë”.
Pandemia vazhdon të përhapet: një total prej 987.707 njerëz kanë vdekur në botë që nga fundi i dhjetorit, sipas bilancit të agjencisë Agence France-Presse.
Pandemia u përshpejtua pak këtë javë me 295,000 raste të reja në ditë, tre për qind më shumë se një javë më parë.
Rritja më e madhe në numrin e të infektuarve është në Europë, 22 përqind krahasuar me javën e kaluar.
Shtetet e Bashkuara mbesin vendi më i goditur nga pandemia, ku vetëm të premtën numri i përgjithshëm i të të infektuarve kaloi shtatë milionë./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën