Google ADS

Donte një kabinet jo-partiak, dorëhiqet kryeministri i porsaemëruar i Libanit

12:44 | 26 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryeministri i caktuar i Libanit, Mustapha Adib ka njoftuar dorëheqjen e tij mes ngërçit politik rreth formimit të qeverisë.

Në një fjalim televiziv të shtunën, Adib tha se po largohej nga “detyra e formimit të qeverisë” pas një takimi me presidentin Michel Aoun, pasi përpjekjet e tij për të formuar një kabinet jo-partiak hasën telashe, veçanërisht për atë se kush do të drejtonte Ministrinë e Financave, transmeton portali arbresh.info

Formimi i qeverisë në Liban është goditur nga një bllokim mbi kërkesën e dy partive dominuese Shiite – Hezbollah i mbështetur nga Irani dhe aleati i saj, Lëvizja Amal – për të emëruar ministrat shiit në kabinet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme