Kundër Estonisë vashat tona treguan se dinë të luajnë futboll. E mundën me përformancë brilante.
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave dalë nga dalë po bëhet një skuadër e frikshme që nuk ia ka frikën asnjë Kombëtare Evropiane.
Kombëtaren tonë në tetor e presin sfidat e tjera të rëndësishme ndaj Turqisë dhe Holandës.
Dy nga vajzat tona që veshin fanellën e Kosovës për arbresh.info, u shprehen optimiste se do vazhdojnë me formën e mirë edhe në duelet e radhës.
Golashënuesja e dy golave në ndeshjen e fundit, Kaltrina Biqkaj në një intervistë për arbresh.info, tha se ka besimin që do vazhdojnë me këtë sukses.
“Ndeshja me Estoninë ka qenë një ndeshje e veçantë pasi që kemi qenë 90% të Superligës së Kosovës, gjithashtu ka qenë ndeshja e parë pas pandemisë që është zhvilluar, besoj që kemi me vazhduar njëjtë”, u shpreh fillimisht ajo.
I pyetur për kualifikimin e mundshëm, Biqkaj theksoi se do mundohen të bëjnë më të mirën, derisa janë në dijeni të formës së lartë së kundërshtarëve.
“Kemi të bëjmë më një grup mjaftë të fortë, ku jemi me nënkampionin e Botës dhe kampionin e Evropës. Ne do mundohemi për të mirë dhe shpresojmë që do ia dalim në fund”, vazhdoj Biqkaj.
Biqkaj në fund deklaroi se me Turqinë do ‘luftojnë’ vetëm për fitore, kurse me Holandën do e bëjnë të pamundurën për rezultat pozitiv.
“Kundër Turqisë në Prishtinë kemi fituar me rezultat 2 – 0, prandaj në Turqi shkojmë vetëm për fitore, kurse me Holandën e dimë çfarë kapaciteti kah, por besoj që do kemi përvojë mjaftë të mirë”, përfundoi ajo.
E mendimit që do vazhdojnë në mënyrë të suksesshme është edhe futbollistja Agnesa Gashi, e cila ndaj Estonisë bëri paraqitjen e parë në fanellën e Kosovës.
“Loja me Estoninë ka qenë një ndeshje mjaftë e mirë, shpresoj që edhe në ndeshjet e tjera të kemi atë sukses. Për mua ka qenë ndeshje e rëndësishme sepse ka qenë ndeshja e parë ndërkombëtare me Kombëtaren e Kosovës dhe shpresoj që do kemi sukses në ndeshjet e tjera”, deklaroi fillimisht Gashi.
Gashi kualifikimin e sheh të vështirë, mirëpo beson se mund t’ia dalin sepse kanë kapacitetin e lojtareve.
“Ka me qenë pak vështirë, por edhe ne kemi një kapacitet të bukur të lojtareve edhe shpresoj që do jemi maksimumin secila lojtare nga ekipi”, shtoi tutje ajo.
Në fund, ajo u shpreh se beson që me Turqinë do fitojnë, derisa ndeshjen me Holandën e sheh me të vështirë shkaku që kanë më shumë përvojë.
“Me Turqinë kemi me pas një rezultat pozitiv sepse në lojën në Kosovë kemi nxjerrë fitore dhe shpresoj që edhe në Turqi të jetë rezultati i njëjtë, pra fitore. Ndërsa me Holandën do jetë më vështirë sepse janë ekip me më shumë përvojë se ne, por futbolli është i paparashikueshëm”, përfundoi Gashi.
Ndërkohë, kujtojmë se vashat tona me 23 tetor do përballen me Turqinë, kurse pas katër ditëve Kombëtaren e Holandës e presin në “Fadil Vokrri”./E.Bytyqi /arbresh.info/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...