Google ADS

Aksident në Tetovë, lëndohet një tetëvjeçar

12:00 | 26 Shtator 2020
A. B.

Një fëmijë tetë vjeçar mori lëndime të rënda pasi u u godit nga një veturë pranë Xhamisë së Larme në Tetovë i cili pastaj u transferua menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës.

“Në Tetovë, në rrugën Ilindenska afër “Xhamisë së Larme”, është lënduar një fëmijë. Sipas informacionit nga SPB Tetovë, ndërsa kalonte një rrugë, një veturë “Volkswagen-Polo” e drejtuar nga H.I nga fshati Neproshten i Tetovës e goditi atë. Pak kohë pas aksidentit, fëmija u transferua në Spitalin Klinik të Tetovës, ku u mbajt për mjekim për shkak të plagëve të tij”, thonë nga Ministria e Brendshme./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme