Dhomat e Specializuara njoftojnë se i akuzuari i parë, Salih Mustafa, të hënën, në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës.
Ai akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info.
Paraqitja e parë para gjykatës do të bëhet publike dhe do të mund të përcillet përmes transmetimit në Internet.
Ky është njoftimi i plotë:
Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare. Aktakuza publike e redaktuar mund të lexohet këtu.
Paraqitja e parë e Salih Mustafës do të mbahet në seancë publike e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim.
Seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit brenda mjediseve të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Gjithashtu, DHSK-ja ka një qendër të posaçme për median nga e cila gazetarët mund të punojnë dhe përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.
Për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, numri i ulëseve në galerinë publike dhe në qendrën për median do të jetë shumë I kufizuar dhe regjistrimi paraprak është i nevojshëm.
Për regjistrimin paraprak, ju lutemi të dërgoni një mesazh elektronik në [email protected] deri në orën 12 në mesditë më 27 shtator. Në mesazh duhet të shënoni emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, shtetësinë, numrin e pasaportës/letërnjoftimit, përkatësinë tuaj (p.sh, person privat, diplomat i akredituar,
OJQ/shoqëria civile) dhe të dhëna të tjera relevante.
Gazetarët duhet të japin edhe emrin e organit të medias, vendin ku janë të bazuar, si edhe një skanim të kartelës së shtypit. Do t’ju informojnë sa më shpejt nëse ka ulëse të lira. Kërkojmë mirëkuptimi tuaj duke mbajtur parasysh kufizimet e imponuara prej masave për shëndetin publik në përgjigje të KOVID-19./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?