Shkulen pemët nga erërat e forta në Shkodër

09:57 | 26 Shtator 2020
Arbresh.info

Era e fortë gjatë mbrëmjes së kaluar ka rrëzuar dhjetëra pemë disa vjeçare në zonën e Shkodrës.

Dëmi më i madh është shkaktuar në unazën Perëndimore të qytetit ku pemët janë rrëzuar duke dëmtuar edhe disa makina.

Sa i përket reshjeve të shiut, ato nuk kanë shkaktuar probleme në të gjithë qarkun. Niveli ujit në hidrocentralet mbi lumin Drin, është i ulët, kështu mundësitë për përmbytje në zonat e NënShkodrës janë të pakta./tch

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme