Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka komentuar aksionin e djeshëm të forcave të EULEX-it në Zyrat e OVL-UÇK.
Sipas tij, UÇK-ja nuk ka ikur kurrë dhe as luftëtarët e saj të lirisë nuk do të ikin nga ndonjë institucion gjyqësor.
“Misioni i tyre ka qenë çlirimi i Kosovës nga aparteidi dhe regjimi gjenocidal serb, tani misioni i tyre do të jetë të mbrojnë kauzën për liri dhe pavarësi të Kosovës, e cila është vetë lufta e UÇK-së”, ka shkruar ai.
Sias Zyberajt, imazhet e shfaqjeve policore si këto të njësive policore të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së nuk i ndihmojnë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar për të krijuar besim me publikun e Kosovës.
Postim i plotë:
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë grupimi ushtarak më i nderuar dhe më i suksesshëm i Kosovës në historinë e saj.
UÇK-ja nuk ka ikur kurrë dhe as luftëtarët e saj të lirisë nuk do të ikin nga ndonjë institucion gjyqësor. Misioni i tyre ka qenë çlirimi i Kosovës nga aparteidi dhe regjimi gjenocidal serb, tani misioni i tyre do të jetë të mbrojnë kauzën për liri dhe pavarësi të Kosovës, e cila është vetë lufta e UÇK-së.
Imazhet e shfaqjeve policore si këto të njësive policore të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së nuk i ndihmojnë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar për të krijuar besim me publikun e Kosovës.
Rrjedhja e dokumenteve nga gjykata është një zhvillim shqetësues, i cili duhet të adresohet si duhet nga vetë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi ka qenë institucioni përgjegjësë për këto dokumente, dhe askush në Kosovë apo jashte nuk duhet të publikojë informacione që dëmtojnë procesin gjyqësor ose krijojnë një imazh të gabuar për Kosovën.
Rrjedhjet kanë krijuar një mosbesim të thellë tek publiku i Kosovës dhe një imazh të keq për Kosovën. Ne presim që personat përgjegjës për ruajtjen e këtyre dokumenteve dhe informacioneve do të mbahën përgjegjësi nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, si një hap i rëndësishëm për të sjellë drejtësi dhe për të sqaruar situatën.
Kosova duhet të vazhdojë të mbështesë mandatin dhe punën e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar për mandatin e saj lidhur me pretendimet e paraqitura nё Raportin e Asamblesё Parlamentare tё Kёshillit tё Evropёs tё datёs 7 janar 2011.
Misioni i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar është të japë një përgjigje ndaj publikut të Kosovës dhe opinionit botëror, a ka ndodhur trajtimi ҫnjerёzor i personave dhe trafikimi i paligjshёm i organeve njerёzore nё Kosovё ashtu siç pretendohet nga Dick Marty në raportin e tij, i cili është baza e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...