Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin jashtë ish zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, thonë zyrtarët.
Një burrë i armatosur me një hanxhar plagosi dy persona në sulmin e së premtes, transmeton portali arbresh.info.
I dyshuari kryesor, i identifikuar si 18-vjeçar me origjinë pakistaneze ishte arrestuar në afërsi të vendit të ngjarjes.
Policia tha se gjashtë të tjerë po mbahen në ndalim dhe po intervistohen.
Sulmi është duke u trajtuar si incident terrorist.
Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se ishte “qartë një akt i terrorizmit islamik”. Ai tha se policia kishte nënvlerësuar nivelin e kërcënimit në zonë.
Sulmi erdhi ndërsa një gjyq i profilit të lartë ishte në proces e 14 personave të akuzuar për ndihmën e dy xhihadistëve për të kryer sulmin në 2015 ndaj Charlie Hebdo, në të cilin u vranë 12 persona.
Charlie Hebdo liroi zyrat e saj pas sulmit në 2015, dhe ndërtesa tani përdoret nga një kompani e prodhimit televiziv.
Dy viktimat e sulmit të së premtes nuk janë emëruar zyrtarisht, por policia tha se ata ishin një burrë dhe një grua që punonin në kompaninë e prodhimit./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”