Pandemia e COVID-19 kërcënon ta kthejë pas përparimin në shëndetin e grave dhe fëmijëve me një dekadë, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të lëshuar sot.
“Kriza e koronavirusit po përkeqëson pabarazitë ekzistuese, ku gratë dhe fëmijët janë më të prekur nga ndërprerjet e shërbimeve shëndetësore”, tha OKB.
“Pa më shumë përpjekje për të trajtuar vdekjet e parandalueshme të fëmijëve, 48 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vdesin midis vitit 2020 dhe 2030”, paralajmëron raporti.
Vitin e kaluar, 5,2 milionë fëmijë vdiqën për shkaqe të parandalueshme, para se të mbushnin moshën 5 vjeç, dhe 82 % e atyre vdekjeve ishin të përqendruara në Afrikën Subsahariane dhe në Azinë Jugore.//ATSH
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...