Investitorët e kontejnerëve në Durrës padisin Shqipërinë në arbitrazh, kërkojnë 100 milionë euro

19:52 | 25 Shtator 2020
Arbresh.info

Investitorët në koncesionin e kontejnerëve në Portin e Durrësit kanë paditur Shqipërinë në arbitrazh pas prishjes së kontratës nga një gjykatë shqiptare.

Vlera e dëmshpërblimit të përllogaritur në këtë padi kap shifrën e 100 milionë eurove.

Padia kundër vendit tonë është bërë nga kompanitë e regjistruara në Shqipëri Durres “Kurum Shipping sh.p.k”, “Durres Container Terminal Sha”, “Metal Commodities Foreign Trade Corp” e regjistruar në SHBA dhe “Altberg Developments LP” në Britani.

Kurum dhe investitorët e tjerë kërkojnë një dëmshpërblim nga shteti shqiptar prej 100 milionë eurosh.

Anulimi i koncesionit u bë me vendim gjykate duke sjellë prishjen e kontratës së partneritet publik private midis kompanisë turke dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme