Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka thënë se arrestimet që kanë ndodhur sot janë në pajtim me mandatin e Gjykatës Speciale dhe mund të lidhen kryesisht me veprën penale pengim në administrimin e drejtësisë.
Miftaraj po ashtu ka theksuar se “arrestimet sot po ashtu të japin për të kuptuar se dosjet ne zyrat e veteranëve të luftës kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale”.
“Përndryshe Gjykata Speciale nuk ka mandat dhe juridiksion të arrestoj askënd nëse nuk lidhet me pengimin e administrimit të drejtësisë lidhur me rastet e Gjykatës Speciale.
Secili qytetar i Kosovës duhet të distancohet nga çdo veprim që pengon punën e kësaj gjykate. Sikurse, është obligim i Gjykatës Speciale të sqaroj publikun lidhur me rrjedhjen e informatave konfidenciale, të dëshmoj dhe bind publikun lidhur me sigurinë fizike dhe juridike të dëshmitarëve, përfshirë integritetin e proceseve gjyqësore, dhe respektimit te të drejtave dhe lirive të personave subjekt të procedurave penale”, ka shkruar ai në Facebook.
Miftarja ka shkruar tutje se Gjykata Speciale nuk mundet t’i ik përgjegjësisë dhe të mbyllet lidhur me procese kaq të rëndësishme për publikun.
“Transparenca dhe llogaridhënia e Gjykatës Speciale duhet të jetë baza e punës dhe përformancës së saj.
Sikurse, Komisioneri për të drejtat dhe liritë e njeriut të Këshillit të Bashkimit Evropian duhet të aktivizohet dhe të kërkoj respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në këtë gjykatë, me theks të veçantë sigurinë fizike dhe juridike të dëshmitarëve dhe familjarëve të tyre”.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme hetuesit e Speciales kanë bastisur zyrat e OVL-UÇK-së, ku më pas kanë arrestuar kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.
https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10157662859098601
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...