Tomë Gashi, avokati i OVL UÇK-së, ka folur për bastisjen e zyrës dhe arrestimet e pjesëtarëve të kësaj organizate që janë bërë sot nga Gjykata Speciale.
Gashi ka thënë se ata janë në zyre të OVL të UÇK-së për gati tetë orë dhe se munden të jenë në fazën e përfundimit të bastisjes.
“Ne themi se rasti që nuk është dashur të ndodh fare është arrestimi i kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucatit, dhe i Nasim Haradinajt. Ne nga ajo që e kemi parë Z. Gucati është arrestuar në lidhshmëri me dokumentet që janë sjell nga persona të paftuar në OVL të UÇK-së”.
“Ata tani janë duke bërë një bastisje rutinore nuk ka asgjë spektakolare janë duke konfiskuar thjesht shtëpiza të kompjuterëve për të parë eventualisht mos po gjendet ndonjë gjurmë inkriminuese”.
“Unë besoj se gjithë fajin mund ta ketë Gjykata Speciale që i ka lejuar t’i rrjedhin këto dokumente dhe jo OVL e UÇK-së, meqenëse se ata kanë thënë gjithmonë që dokumentet që i kanë sjell personat për tre rastet do t’i bëjnë publike meqenëse kjo organizatë është kundër Gjykatës Speciale dhe shihet bashkëpunimi i organeve të Serbisë me Gjykatën Speciale”.
Gashi ka thënë se nga Haga mendojnë se janë kopjuar dokumentet e dorëzuara në OVL të UÇK-së dhe se për këtë po e bëjnë sipas tij bastisjen.
“Ata mendojnë se mos janë kopjuar gjëra të tjera të dokumenteve, gjë që nuk ka ndodhur dokumentet gjithmonë hetuesit i kanë marrë ato që kanë mbetur”.
“Unë besoj që kjo është aranzhuar nga gjykata speciale së paku ta mbrojë fytyrën e vet, sepse dokumentet atyre ju kanë rrjedhur dhe jo që dikush i ka prodhuar apo që i ka sjell dikush me ftesë të OVL UÇK-së”.
“Thjesht dikush i ka sjell ato dokumente, ato i kanë marrë hetuesit e Hagës dhe me këtë do të duhej të përfundonte kjo storie”, ka thënë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?