Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin e lindur në Prishtinë, Gramoz Kurtaj, i cili tek ekipi i Gjilanit transferohet pas eksperiencave në Vietnam ku ishte paraqitur për dy skuadrat nga elita e futbollit vietnamez, fillimisht për skuadrën SHB Da Nang e pastaj edhe për skuadrën, Thanh Hoa FC.
Ai karrierën e nisi me skuadrën e Hertha Berlinit II, për të vijuar edhe në disa skuadra tjera gjermane si ajo e Carl Zeiss Jena, nga ku karrierën e tij e vazhdoi edhe në ligën Çeke, më konkretisht në skuadrën e Banik Most, njofton Gjilani, transmeton Insajderi.
Kurtaj, karrierë kishte bërë edhe në Premiership të Skocisë, ku për dy vite ishte paraqitur për skuadrën e Hamilton Academical, ku nga 50 ndeshje të zhvilluara, Kurtaj, nga elita e futbollit skocez u largua me 3 gola të shënuar dhe duke dhuruar 6 asistime për bashkë lojtarët e tij, gjatë kohës sa kishte milituar në skuadrën Hamilton Academical në Skoci.
28 vjeçari, Kurtaj, është i gjatë 1.83 cm dhe luan me të dyja këmbët, pozitën ideale në fushë e ka atë të mesfushorit ofanziv, por futbollisti më i ri në skuadrën e Gjilanit, gjithashtu mund të luaj edhe si mesfushor qendre, apo i krahut të majtë të mesfushës.
Afrimi i Kurtaj në skuadrën e Gjilanit, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Gentjan Mezani, kësisoj duke e kompletuar mesfushën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...