Google ADS

Ragon deputeti i AAK-së: Specialja edhe më tej vazhdon të jetë selektive dhe e një anëshme

18:01 | 25 Shtator 2020
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj, e ka quajtur të papranueshëm operacionin e sotëm të arrestimit të Hysni Gucati, sikundër edhe atë bastisjes së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Specialja edhe më tej vazhdon të jetë selektive dhe e një anëshme”, ka thënë Tolaj në reagimin e tij në Facebook.

Sipas Tolajt, këto veprime mund të kenë çdo lloj emërtimi, veç “Drejtësi” nuk ka brenda tyre.

Ja reagimi i plotë i Tolajt:

Tërësisht i pa pranueshëm operacioni i sotëm i arrestimit të Z. Hysni Gucati, sikundër edhe i bastisjes së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Specialja edhe më tej vazhdon të jetë selektive dhe e një anëshme.

Këto veprime mund të kenë çdo lloj emërtimi, veç “Drejtësi” nuk gjejmë brenda tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme