Gjykata Themelore në Gjakovë, të premten, e ka shpallur fajtor të akuzuarin për veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”, Gustin Prenkaj.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Besarta Doli, i akuzuari Prenkaj për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, ndërsa për veprën penale të kanosjes me dhjetë muaj burgim me kusht.Më pas, ndaj të njëjtit është shqiptuar dënimi unik në kohëzgjatje prej një viti burgim me kusht, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dënimi me burgim ndaj të akuzuarit nuk do të ekzekutohet, nëse i njëjti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej dy vitesh.
I akuzuari gjithashtu është detyruar që të heqë dorë nga përdorimi i alkoolit.
Ndërsa, të dëmtuarit nuk janë udhëzuar në kontest civil për kompensim dëmi, pasi që të njëjtit kanë hequr dorë nga një kërkesë e tillë.
Ndryshe, i akuzuari Prenkaj në seancën fillestare e kishte pranuar fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkohet.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Gustin Prenkaj po ngarkohet me veprat penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “kanosje” nga neni 181 paragrafi 4-1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, më 20 qershor 2020, rreth orës 19:00, në fshatin Moglicë të Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tij duke e përdorur forcën i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore vajzës së tij, të dëmtuarës, D.N.
Tutje, në aktakuzë thuhet se ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të akuzuarit dhe familjarëve të tij, ditën kritike, derisa i akuzuari po kthehej në shtëpi me vajzën dhe bashkëshorten, pas një mosmarrëveshje të dëmtaren e kap për fyti duke e shtrënguar, deri në atë moment ndërhynë djali i tij E.P. duke e larguar të akuzuarin nga e dëmtuara, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore të përshkruar si në eksperizën mjeko-ligjore.
Sipas aktakuzës, me datë kohë dhe vend të njëjtë si më lartë me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit i ka kanosur seriozisht bashkëshorten e tij Z.P. dhe fëmijët e tij D.N. dhe E.P., në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjes dhe sulmit ndaj të dëmtuarës D.N. të përshkruar si më lartë, i akuzuari iu drejtohet me fjalë fyese dhe pastaj merr sëpatën në dorë dhe ju drejtohet me fjalët kërcënuese “tani do të ju vras”, me çka tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë dhe ankth.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...