Caleb McCarry (Kejlëb Mekkëri), këshilltar i Adam Boehler-it, kryeshefit ekzekutiv të Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), vizitoi Kosovën më 24 dhe 25 shtator.
Gjatë kësaj vizite ai u takua me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe udhëheqës biznesi për të hulumtuar mënyrat si të mobilizohen investimet në sektorin privat për avancimin e rritjes ekonomike dhe stabilitetit.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, McCarry u takua me kryeministrin Avdullah Hoti, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë dhe afaristë vendorë për të vazhduar diskutimet për mbështetjen e rritjes ekonomike, zhvillimit dhe stabilitetit përmes investimeve në sektorin privat në Kosovë.
„Marrëveshja historike për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e fillimit të këtij muaji shtron rrugën për rritjen e investimeve për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal”, tha McCarry. „Korporata e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar është e përkushtuar për të ofruar mjete financiare për të ndihmuar mobilizimin e investimeve në lidhjet rrugore, hekurudhore dhe projektet e tjera që krijojnë vende pune, përmes të cilave përfiton populli i Kosovës”.
Vizita e Z. McCarry e pason vizitën e zyrtarëve të ndëragjencive të 21 shtatorit të prirë nga Kryeshefi ekzekutiv, Boehler. Gjatë asaj vizite, Z. Boehler nënshkroi një deklaratë të përbashkët me Kryeministrin Hoti, e cila bëhet në vazhdën e investimeve tashmë të kanalizuara në Kosovë për të forcuar, ndër të tjera, investimet në infrastrukturën ajrore, hekurudhore dhe rrugore; industrinë energjetike; të teknologjisë dhe atë të turizmit. Ky është një hap drejt prosperitetit më të madh rajonal dhe ndërtohet mbi marrëveshjet e sapoarritura për normalizim ekonomik, të ndërmjetësuar nga Shtëpia e Bardhë, që ishte e arritur e madhe që do të shtrojë rrugën për zhvillim ekonomik në Kosovë dhe rajon.
Korporata e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC) është banka për zhvillim e Amerikës dhe është agjenci e re me fonde prej 60 miliardë dollarë që mbështet zhvillimet në tregjet në zhvillim përmes investimeve në sektorin privat dhe po punon për të nxitur investime më të mëdha në Kosovë./arbresh.info
Pas puthjes që bëri shumë bujë, Gresa dhe Vullneti vijnë me ...
Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të...
Kurti takon mërgimtarët në Zvicër: Krenar për lidhjet e fort...
Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për pr...
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...