Hysni Gucatin e kishin njoftuar se do ta dërgojnë në Hagë

16:44 | 25 Shtator 2020
Arbresh.info

Pas arrestimit të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, nënkryetari i kësaj organizate thotë se kjo mënyrë e veprimit të policisë së Eulex-it tregon se nuk po i konsiderojnë ata të denjë.

“Po bëjnë kështu me ne se nuk ka konsiderojnë të denjë. Përfaqësuesit e kësaj gjykate që ne nuk e njohim e kanë pranu decidivisht që kjo gjykatë nuk është e Kosovës dhe nuk i pyesin këta”, deklaroi i emocionuar Haradinaj, raporton arbresh.info.

Haradinaj thotë se Gucatin policët e kishin njoftuar se do ta shpijnë në Hagë.

“Hysni Gucati më thirri dhe më tha se po kërkojnë këta me qenë ti këtu me nënshkru, e mu me më marrë në Hagë”, u shpreh nënkryetari i veteranëve.

Tutje Haradinaj tha dosjet janë duke u ruajtur në arkiva.

“Ne arkivat tona po i ruajmë. Është dashur edhe ata t’i ruajnë vetë arkivat e tyre” , është shprehur Haradinaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme