Me anë të një komunikate për media, KEK-u ka bërë me dije se me autorizimin e ministrit të MEA Blerim Kuqi është mbajtur mbledhja e aksionarit, ku janë aprovuar dhe miratuar raporti i auditorit të pavarur për pasqyrat financiare në fundvitin e 2019-ës, raporti vjetor i 2019-ës dhe u shqyrtua performanca e menaxhmentit po për atë periudhë.
Kohë kjo kur në krye të KEK-ut ishte Njazi Thaçi.
“Në këtë takim janë miratuar Raporti i Auditorit të Pavaruar për pasqyrat fianciare në fundvit 2019 dhe letrës së menaxhmentit si dhe Raporti Vjetor 2019. Po ashtu u shqyrtua performanca e menaxhmentit për periudhën e njëjtë. Për më tepër, aksionari ka vlerësuar faktin që korporata edhe këtë vit, si tash e disa vite, pranon një raport të auditorit pa kualifikime, ndërsa që u përsërit kërkesa për adresim të qeshtjeve të theksuaura në raport’, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KEK-u, shkruan Gazeta inFokus.
Thaçi ishte larguar nga puna në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë arsyetim nga qeveria e Albin Kurtit. Këtë e dëshmojnë edhe dy vendime të Inspektoratit të punës të cilat konstatojnë se ai ishte larguar nga puna në mënyrë të kundërligjshme. Ndërsa sot këtë e ka konfirmuar edhe njëherë vlerësimi i qeverisë dhe aksionarit se puna e kryer nga ai ishte e shkëlqyeshme si në aspektin financiar ashtu edhe në atë menaxherial.
Beatrix Ramosaj poston foto me buzët e kuqe
Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e L...
Amad Diallo sjell gëzimin e parë evropian për Man Utd
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...