Një 26 vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Varedo, në rrugën Monza-Sarono, ku 26 vjeçari rezident në provincën e Milanos ishte në drejtimin e një makine Ford Focus, e cila i doli nga kontrolli-ndoshta për shkak të shiut të rrëmbyer apo për ndonjë problem shëndetësor të drejtuesit të mjetit-e kaloi në korsinë tjetër, ku në atë moment po kalonte një Opel Corsa, e drejtuar nga një 51-vjeçar.
Pas përplasjes, Opeli përfundoi në hendekun anës rrugës dhe ngeci sipër Fordit. Në vendngjarje mbërritën dy ambulanca bashkë me karabinierët, të cilët nxorën nga makina 26-vjeçarin që ishte në gjendje shumë të rëndë.
Mjekët nisën përpjekjet për t’i shpëtuar jetën shqiptarit që ndërkohë kishte pësuar arrest kardiak.
Shqiptari ndërroi jetë pak më vonë, në urgjencën e spitalit San Gerardo në Monza, ndërsa italiani në drejtimin e Opelit ka marrë plagë në qafë e gjoks, jashtë rrezikut për jetën.
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...
Kusari-Lila tregon si ndodhi biseda me Milan Radoiçiqin
Hoxha takoi kryetarin e Prezencës së OSBE-së, flasin për pro...
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” – Kiara Tito flet për rapor...