Vettingu në Shqipëri, shkarkohet ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

13:30 | 25 Shtator 2020
A Z

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, është shkarkuar nga detyra pasi nuk arriti të kalonte shkallën e dytë të vetting-ut.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rinisë hetimin gjyqësor për Prelën, pasi komisioneri publik ngriti pretendime që ajo ka pasuri të pajustifikuara.

Gjatë shtrimit të kërkesës së tij për rrëzimin e vendimit të shkallës së parë, komisioneri tha se Prela kishte mungesë burimesh financiare në blerjen e një apartamenti në Tiranë, ndërsa bashkëshorti i saj kishte shmangur taksat teksa paguhej me dy bordero në një kompani. Problematike u konsideruan edhe dy transaksione me 25 mijë euro dhe 1.7 milionë lekë nga bashkëshorti i Prelës, shifra të pathëna në deklaratat e pasurisë./A2/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme