Jennifer Lopez dhe Maluma lansojnë projektin “Pa Ti + Lonely”

12:51 | 25 Shtator 2020
A. B.

Dy artistët njohur, Jennifer Lopez dhe Maluma kanë publikuar projektin e shumë përfolur.

“Pa Ti + Lonely”, titullohet projekti i ri i dy artistëve, shkruan portali arbresh.info

Kësaj kënge, dy artistët ia kanë shoqëruar edhe videoklipin, në të cilin e gjithë vëmendja është tek Lopez, që mahnit me paraqitjen në secilën skenë.

Për pak orë nga publikimi, kjo këngë ka marrë mbi 1 milion klikime, ndërsa dyshja kanë marrë komente pozitive nga fansat e shumtë të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që JLo bashkëpunon me yllin latin, dy artistët së shpejti do t’i shohim bashkë në filmin “Marry me”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme