Koordinatori i shtetit për dialog, Skënder Hyseni ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Sipas Hysenit, gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi dhe situatën e përgjithshme në Kosovë, shkruar Arbresh.info.
“Çmova lartë kontributin e madh të Zvicrës në të gjitha fazat e historisë më të re dhe shtetndërtimit në Kosovë. Zvicra ka dhënë kontribut të çmueshëm në rindërtimin e Kosovës së pasluftës”.
“Ambasadori Kolly, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe përkrahja e Zvicrës do të vazhdoj dhe se interesimi dhe angazhimi në rajon është i përqendruar”.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen