Problemet e mëdha të bizneseve për të regjistruar të punësuarit nga Shqipëria, për të cilët po ka nevojë shumë biznesi e në veçanti zona e Prizrenit dhe Gjakovës dhe lehtësimi i këtyre procedurave që qytetarët e shtetit shqipëtar të regjistrohen në sistemin tatimor të Kosovës si të punësuar të barabartë në treguin tonë ishin qëllimi i takimit të përfaqësuesve të OAK-së me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, duke kërkuar që ky problem të jetë në tavolinën e bisedimeve të dy Qeverive që pritet të mbahet me datën 2 tetor.
OAK shpalosi këtë sfidë me të cilën po përballen bizneset që kanë të punësuar staf nga Shqipëria dhe theksoi barrierat me të cilat po përballen për të u regjistruar në tregun e punës në Kosovë. Andaj nga Ambasadori kërkoi përkrahje në mënyrë që këto formalitete të eleminohen dhe të mundësohet liberalizimi i tregut të punës në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
OAK këmbnguli që ka probleme të mëdha në këtë drejtim dhe u potencua që autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të krijojnë lehtësira për këta të punësuar.
Ambasadori Minxhozi duke mirëkuptuar këtë kërkesë, shprehu gatishmëri për përkrahje dhe theksoi që do ta sensibilizojë si çështje në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
Të dyja palët ranë dakord që kjo është çështje thelbësore që ky proces të shtyhet përpara.
Ndryshe, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar se për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës janë dakorduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, ta mbajnë me dy tetor./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...