Google ADS

Policia e EULEX-it në zyrat e OVL të UÇK-së, Sekretari: Bastisje është

11:51 | 25 Shtator 2020
arbresh.info

Policia e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, aktualisht po qëndrojnë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Bastisje është”, deklaroi para medieve Faton Klinaku, sekretari i organizatës.

Kësaj organizate, kohëve të fundit i janë dorëzuar mijëra dosje që pretendohet se kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale, në Hagë.

Në mesin e këtyre dokumenteve pretendohet se ishte edhe propozim-akuza ndaj ish-eprorëve të lartë të UÇK-së.

Deri më tani kësaj zyre i janë dorëzuar kopje fizike, por personat e paidentifikuar kanë parlajmëruar se do të dorëzojnë edhe më tutje materiale përmes CD-ve.

Ekipi i portalit arbresh.info po qëndron pranë zyrave të OVL të UÇK-së dhe do të ju informojë për zhvillimet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme