Çifti i njohur prishin fejesën vetëm pas dy muajsh

11:35 | 25 Shtator 2020
A. B.

Këngëtarja e famshme Demi Lovato, i ka dhënë fund fejesës vetëm pas dy muajsh.

Ajo i kishte njoftuar fansat e saj në Instagram se kishte pranuar propozimin për fejesë nga i dashuri i saj, Max Ehrich, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

Demi u pa të publikonte një video në pasqyrë pa unazën e fejesës, shihet të ketë veshur një bluzë ngjyrë griri me mbishkrim “qentë para njerëzve”.

Njerëz të afërt me artisten pohuan se çifti kishin filluar të kishin probleme pasi u përballën me thashethemet në fillim të këtij muaji se Max, dikur i dërgoi ‘mesazhe’ Selena Gomez, më 2015. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme