Google ADS

PDK-ja kërkon që çështja e Trustit të mos lidhet me rimëkëmbjen ekonomike

11:11 | 25 Shtator 2020
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, njëherit ish Ministër i Financave, Bedri Hamza, ka thënë në seancën e sotme se ky subjekt është e gatshme për ta harmonizuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Hamza tha se nëse është në pyetje vetëm tërheqja e 10 për qindëshit nga Trusti, atëherë Qeveria nuk duhet ta emërtoj këtë si Ligj për Rimëkëmbje, por kjo mund të bëhet  përmes Ligjit për Fondin e kursimeve pensionale.

Përndryshe si të tillë të propozuar, Partia Demokratike sipas Hamzës, nuk e voton një ligj të tillë, shkruan Arbresh.info.

”PDK është e gatshme me u ulë me i harmonizu, me i vendosë propozimet e atilla që janë në dobi dhe përkrahje në sektorin privat por edhe kategorive të tjera që janë në nevojë”.

”Nëse është në pyetje vetëm tërheqja e mjeteve të trustit 10%, ne propozojmë që të na sjellet, amandamentimi i ligjit, për fonde pensionale, me një nen kjo punë kryhet”.

”Mirëpo të thuhet që është ligj për rimëkëmbje ekonomike, ku nuk ka përkrahje domethënëse për sektorin privat dhe për kategoritë tjera që janë në nevojë ne e kemi problem”.

”Besoj që edhe Vetëvendosje ka propozime të mira që përmirësojnë substancën e saj. Ne nuk jemi ata që propozojmë diçka që cenon stabilitetin makrofiskal të vendit”./Arbresh.info/

PDK-ja ka këto kushte për qeverinë që të votojë projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme