Një deputet në Argjentinë është suspenduar pasi që kamera e ka regjistruar duke ledhatuar partneren e tij, para se t’ia zhvishte bluzën gjatë një seance virtuale që po zhvillohej në dhomën e ultë të Kongresit.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme shumica e deputetëve po merrnin pjesë përmes videolinkut, e politikani Juan Emilio Ameri është filmuar duke qëndruar pranë partneres në një pozitë të palakmueshme.
E pas këtij incidenti që u bë viral në internet ka nxitur pakënaqësinë e opinionit në Argjentinë, ku deputetët votuan për suspendimin e Amerit.
Ai është deputet i provincës veriore Salta që është pjesë e koalicionit qeveritar. Gjatë një interviste dhënë për një radio lokale, Ameri ka thënë se ndihet keq për atë që ka ndodhur.
Ai theksoi se linja e internetit ishte e dobët dhe se nuk ishte në dijeni që është kapur në momente intime me partneren, shkruan agjencia Reuters. /Telegrafi/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë