Google ADS

OVL e UÇK: Deputetët do e bëjnë punën e vet, ndryshe do të jetë turp

10:16 | 25 Shtator 2020
arbresh.info

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare mbështetje për ndryshimet në lidhje me Gjykatën Specialë.

“Kjo ju ndihmon që të zbulohen edhe krimet serbe deri në gjenocid. Po presim besoj se secili grup parlamentar i ka pranu kërkesa tona. Deputetët do e bëjnë punën e vet, ndryshe atëherë do të jetë turp. Ne po I drejtohemi Parlamentit tanë”, është shprehur Haradinaj për arbresh.info.

OVL e UÇK-së pret që edhe Lista Serbe të deklarohet pro zbulimit të gjitha krimeve në Kosovë.

Kjo organizatë së fundi ka marrë mijëra dosje që pretendohet të jenë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, përfshirë propozim-akuzën ndaj pesë ish-eprorëve të UÇK-së, Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi./arbresh.info/

EKSKLUZIVE| Propozim-akuza ndaj Thaçit dhe emrat e të akuzuarve tjerë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme