Google ADS

E pazakontë, Kim Jong-un kërkon falje

08:23 | 25 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Lideri i Koresë Veriore ka lëshuar një kërkim falje për vrasjen e një zyrtari të Koresë Jugore, lajmëron zyra presidenciale e Jugut.

Kim thuhet se i tha homologut të tij të Koresë së Jugut Moon Jae-in se incidenti nuk duhet të kishte ndodhur, tranmseton portal arbresh.info

Koreja e Jugut ka thënë se 47-vjeçari dyshohet se po përpiqej të kalonte në Korenë e Veriut.

Sipas Seulit, ai u qëllua për vdekje dhe më pas u dogj në zjarr.

Kufiri mes dy Koreve është përforcuar, ndërsa për vrasjen Veriu kishte theksuar se ‘vrau zyrtarin sepse po parandalonte hyrjen e koronavirusit në vend’.

Falja erdhi në formën e një letre dërguar Presidentit Moon dhe pranoi se incidenti nuk duhej të kishte ndodhur, sipas një zyrtari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme