Turqia sot u kërkoi të gjitha institucioneve, veçanërisht BE-së, të respektojnë qëndrimin e tyre parimor ndaj Mesdheut Lindor, si dhe të drejtat dhe interesat e turqëve qipriotë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një deklaratën e lëshuar pas takimit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Turqisë thuhet se “qëndrimi dhe veprimet” e Ankarasë në Mesdheun Lindor janë pjesë e qëndrimit të saj në anën e “të drejtës dhe drejtësisë” në çdo mosmarrëveshje rajonale dhe globale.
Këshilli u drejtua nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në kompleksin presidencial dhe zgjati për më shumë se katër orë.
“Të gjitha institucionet, veçanërisht Bashkimi Evropian dhe shtetet e përfshira në mosmarrëveshje ftohen të respektojnë qëndrimin parimor të vendit tonë dhe të drejtat dhe interesat e Republikës Turke të Qipros Veriore në Mesdheun Lindor”, thuhet në kumtesë.
Në të gjithashtu theksohet se Turqia nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë kompromis me të drejtat dhe interesat e saj në tokë, det apo në ajër.
“Turqia është gjithmonë në favor të dialogut në çdo platformë për ndarjen e drejtë të burimeve natyrore në rajon”, thuhet gjithashtu në kumtesë.
Tensionet kohët e fundit janë përshkallëzuar për një mosmarrëveshje mbi kërkimet e energjisë në Mesdheun Lindor.
Greqia, me mbështetje të Francës, ka kontestuar aktivitetet aktuale kërkuese të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.
Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe TRNC kanë të drejta në rajon.
Për të ulur tensionet, Turqia ka bërë thirrje për dialog për të siguruar ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...
Murati jep detaje për dixhitalizimin e fiskalizimit: Mund të...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, policia arreston bashkëmosha...
Lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit, Murati: Projekt i rën...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë