Aktivisti Shkëlzen Gashi, fqinji i dikurshëm i të arrestuarit të parë të Speciales, Salih Mustafës, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se arrestimi i tij, të enjten, pas konfirmimit të aktakuzës së tij nga Specialja, është befasuar për dy arsye.
“E para pse me qenë ai i pari, marrë parasysh që në Raportin e Dick Martyt përmenden persona krejt tjerë, dhe e dyta pasi që ai ka qenë pjesëtar i LKÇK-së dhe ajo përmes gazetës së saj Çlirimi gjithnjë kishte kundërshtuar sulmet ndaj pjesëtarëve të pakicave në Kosovë. Kjo gjithnjë më ka bërë përshtypje, pasi që jam marrë me këto grupacione të armatosura që e kanë synuar çlirimin e Kosovës, e sidomos me LKÇK-në”, ka thënë ai.
Por, si ka thënë ai, besimi i tij nuk do të thotë ndonjë gjë.
“Unë jam pro Gjykatës Speciale dhe ai duhet ta dëshmojë pafajësinë e vet. Nëse nuk ka bërë asnjë shkelje të rregullave të së drejtës humanitare, të Konventës së Gjenevës, atëherë ai duhet të lirohet. Nëse ka bërë krime, atëherë duhet të dënohet”, ka thënë ai.
Gashi ka treguar se qysh si fëmijë i kishte lënë përshtypje veprimtaria e Mehmetit.
“Nëse kanë bërë krime duhet të dënohen dhe është e rëndësishme që pas dënimeve këta njerëz të mos kenë pozita publike. Të mos i ndjekim shembujt e këqij të rajonit”, ka thënë ai.
“Si fëmijë më ka impresionuar aktiviteti i tij. Shumë gjëra i kam marrë vesh edhe më vonë. LKÇK-ja e ka shpërndante ilegalisht një gazetë që quhej ‘Çlirimi’ Çka mbaj në mend shumë mirë është arrestimi i tij është prej regjimit okupues serb dhe dënimit të tij me pesë vjet, por mandej është liruar, i ka mbajtur më pak”, ka treguar ai.
Ai ka thënë se duhet të ketë gjykime fer për të gjithë./koha.net/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë