Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka thënë se emërimi i tij në pozitën e re megjithatë e kishte një të mirë për vendin. Ai e pranon se nuk është ekspert i fushës por që është bërë reklamë e mirë për fushën.
“Dikush ka dashur të më diskreditoj për lojëra politike. Mirëpo është bërë reklamë e mirë për sigurinë kibernetike. Edhe po të donin mediet nuk do të bëhej kaq e madhe”, thotë ai në emisionin dpt te Fidani në T7.
“Nuk jam ekspert. Por e pranoj dhe qytetarët duhet të dinë se për sigurinë kibernetike punojnë njerëzit më të ditur dhe të aftë, patriotët e ditëve të sotme. Puna që bëhet aty në ditët e sotme është shumë e vlefshme”, shton Berisha.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi