Nicholas Abbott, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka folur rreth zhvillimeve të fundit të Dhomave të Specializuara të Hagës.
Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, Abott është pyetur si e sheh punën e Dhomave Specializuara, ku ka thënë se këtyre ditëve është duke u parë një episod tjetër.
“Jemi duke parë dokumente që po dorëzohen në Organizatën e Veteranëve dhe narrativa që është duke u zhvilluar në publik është se kjo flet për ndjeshmërinë e gjykatës, qëllimet e tyre, se kjo gjykatë është kundër Kosovës”.
“Është një situatë serioze, shkelja e konfiencialitetit ligjor, dhe kjo prezanton një…ju e keni parë deklaratën e vendeve të QUINT-it, mendoj se për të gjitha ambasadat e QUINT-it, kjo është një çështje serioze që duhet trajtohet me seriozitet nga autoritetet këtu, nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, por edhe me mbështetjen e proceseve ligjore të Kosovës. Pra kjo duket si një tentim për ta diskredituar gjykatën. Ne nuk duam që kjo të ndodhë, nuk mendojmë se duhet të ndodhë”.
Ai ka thënë se kjo duhet të jetë duke u organizuar nga dikush, duke shtuar se përndryshe nuk e di kush do të ishte duke i dërguar dokumentet.
“Por duhet të ketë një çështje mbi ndikimin e kësaj, por kjo u mbetet Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, të vendosin dhe të komunikojnë. Mendoj se pati një komunikatë për media këtë mëngjes dhe dje nga ata”.
“Ata e dinë se çka është duke ndodhur dhe me këtë çështje duhet të merren seriozisht dhe në mënyrën e duhur, se a ndikon në proceset nëpër të cilat jemi duke kaluar, nuk e di, por shpresoj se misioni i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet është pjesë e zotimeve që Kosova i ka bërë për sundimin e ligjit dhe për komunitetin ndërkombëtar është e rëndësishme që Kosova t’u qëndrojë pas këtyre zotimeve”, ka thënë Abott.
Pos kësaj Abott, ka thënë se nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit me kryeministrin Avdullah Hoti për projektin e rekrutimeve është duke shkuar mjaft mirë.
“Natyrisht është në ditët e para, në aspektin e shumëllojshmërisë se procesit, me rekrutimet që janë duke ndodhur kjo është shumë e rëndësishme për neve. Mendoj se kur e shohim vetë ky është një program i një rëndësie kyçe”.
“Çështja e emërimit në bazë të meritokracisë është shumë e rëndësishme jo vetëm për t’u siguruar që njerëzit e duhur emërohen në pozitat e duhura, por sepse kjo ka një impakt më të madh në efikasitetin e qeverise dhe në aftësinë e qeverisë që ofrojë atë që njerëzit duan, dhe ju doni të keni njerëzit më të aftë, pavarësisht historisë së tyre, pavarësisht se çfarë lidhje kanë, duhet të sigurohemi që do të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm për tërë vendin”, ka thënë Abott.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...