Policia e Kosovës ka arrestuar personat e dyshuar për grabitje të armatosura, Leutrim Latifi, Kastriot Shala dhe Ridvan Ademin.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se arrestimi i tyre është bërë në mëngjesin e sotëm.
“Sot rreth orës 09:00 nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është zbatuar një aktvendim i Gjykatës së Apelit, ku janë arrestuar tre persona, ndaj të cilëve janë marrë të gjitha veprimet konform aktvendimit”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek